Marjus Musaku, 32-vjeçari i akuzohet se mbajti peng për disa ditë Ersida Dyrmishin në zonën e Durrësit dhe e përdhunoi, ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes. Nga qelitë e burgut, ku ndodhet prej fillimit të muajit gusht pas denoncimit të së resë dhe bashkëshortit të saj, ai ka treguar si është njohur me Ersida Dyrmishin.
Gjatë një interviste, 32-vjeçari tha se ishin njohur në plazh dhe kishin mbi një vit së bashku, lidhje për të cilën ishte në dijeni edhe i shoqi i Ersidës, sipas tij. Marjus Musaku u shpreh se nuk e ka marrë peng nënën e dy vajzave, por ajo jetonte me të me dëshirën e saj, teksa pretendoi se e reja e denoncoi pasi ai i zbuloi tradhtinë me shokun e bashkëshortit.
“Ditën e hënë me datën 1 i vjen një mesazh në telefon nga shoku i burrit, i shkruan “çkemi zemër, do vish tek kopshti të marrësh gocat”, Ersida duke jetuar me mua, që e quaja gruan time”, tregoi ai, duke shtuar se pasi zbuloi “tradhtinë” i kërkoi asaj të largohej nga banesa dhe të shkonte tek i shoqi.
32-vjeçari shtoi se Ersida Dyrmishi kishte vendosur ti kërkonte divorcin bashkëshortit dhe do jetonin së bashku me dy vajzat e saj, teksa theksoi se ajo bënte jetë luksi me të dhe i paguante kopshtin e fëmijëve.
Rrëfimi i plotë i Marjus Musakut për “Shqipëria Live”:
“Ndodhem në burgun e Durrësit, policia s’më ka dhënë drejtësi, një të pafajshëm e ka futur në burg. Kemi pasur një vit e ca lidhje, takoheshim përditë. Me Ersidën jemi njohur në plazh, më ka dhënë numrin e telefonit. Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyer bashkë. Ajo më tregoi se ishte e martuar, më thoshte që burri më keqtrajton, jam e jotja deri në fund, të dua vetëm ty deri në vdekje. Të lutem mos më lër, dua ta nis jetën me ty. A je dakord që kam dy vajza? Rashë në dashuri me të. Kemi folur në Telegram, ne flisnin çdo ditë. Vendosi të linte burrin e të vinte me mua, i kam me mesazhe, të gjitha, me fakte me prova. Në dy e gjysmë e prisja çdo ditë kur dilte nga puna, e merrja deri në orën katër rrinte me mua deri, kur shkonte merrte gocat. Ia ka thënë bashkëshortit që donte të rrinte me mua, ia ka thënë të gjitha. Po ka qenë në dijeni të marrëdhënies sonë.
Kemi qenë tek shtëpia në Spitallë, ajo vinte tek shtëpia dhe e pyeta “a më do vërtet?” më tha “Po, të dua, jam e jotja përjetë’. Ditën e hënë me datën 1 i vjen një mesazh në telefon nga shoku i burrit, i shkruan “çkemi zemër, do vish tek kopshti të marrësh gocat”, Ersida duke jetuar me mua, që e quaja gruan time. Në orën 16:30 të hënën, data 1, i them Ersidës, merre në telefon burrin të të vijë të marrë. Më thotë “Po, do ta marr”. Kishte lidhje me shokun e burrit të vet, e pranoi, kishte edhe lidhje me mua në atë kohë. E pranoi dhe i thashë merre burrin në telefon “s’je më për mua”. Nuk e di a ka komunikuar me njeri tjetër se unë dilja në mëngjes, vija në darkë në shtëpi. Janë kamerat e lokalit, ka pasur çelësat e shtëpisë.
Nuk është e vërtetë, ka qenë me dëshirën e vet. Erisidën e kishim lënë që të premten që do ikte të kërkonte divorcin dhe të merrte vajzat. Erisida e ka bërë këtë gjë, i kapa tradhtinë me shokun e burrit. I kërkova të merrte bashkëshortin e të ikte, kur u ktheva në darkë nuk kishte ikur. më thoshte “Të lutem zemër, më lër sonte, do iki nesër”. Në orën 11:30 më vjen policia, me armë në kokë. Ne dilnim bashkë, ikim në Porto Romano. Ajo i jepte makinës. S’kam pasur kontakte me të pas arrestimit. E kam mbajtur në pëllëmbë të dorës, i kam paguar kopshtin e vajzave. Kam jetuar me vëllain ën Gjermani, tani jam kthyer në Shqipëri se më vdiq babai, kam toka, biznes. Ersida të vijë të thotë të vërtetën, nëse jam fajtor kërkoj dënimin me varje, më shumë rrinte me mua se bashkëshortin e vet. Pse ka mashtruar, dhe do bëj denoncim për për kallëzim të rremë. E kam dashur më bëri për vete, rashë në dashuri me të. Ja mbaja fëmijët, nuk i mungonte asgjë, ka bërë jetë luksi. E kam folur Ersidën se vuan nga depresioni, por burri vet dhe shoku i tij, e di çfarë loje po luhet.”
Akuzat për përdhunim
Ersida Dyrmishi, e cila rezultonte e zhdukur prej 9 ditësh, ka denoncuar policinë e Durrësit Mario Musakun së bashku me bashkëshortin e saj, T. D, 37-vjeç, i cili kishte ngritur alarmin për zhdukjen e bashkëshortes më datë 25.07.2022.
30-vjeçarja ka deklaruar se është mbajtur peng nga Marjus Musaku në një hotel në Durrës dhe sipas denoncimit të saj, i riu e ka përdhunuar nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj”, njoftoi policia.