Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e ish-Bllok në Tiranë. Një sasi tritoli është vendosur në derën e zyrës së noterisë në pronësi të Esmeralda Dautit.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën ‘Perlat Rexhepi’ dhe raportohet vetëm për dëme materiale. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe një biznes i cili ndodhej ngjitur më zyrën e noterisë dhe një automjet i parkuar aty pranë.
Noterja ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe pista kryesore e hetimeve mbetet detyra e Esmeralda Dautit.