Qyteti i Sarandës ditën e sotme është zgjuar nën shpërthimin e eksplozivit. Policia e Sarandës raporton se është vënë lëndë plasëse pranë banesës së Lefter Lefterit, i njohur ndryshe si Afez Kulla. Lefter Lefteri më herët ishte shoqëruar në komisariat për një objekt në ndërtim në lagjen numër 1. Në ndërtesën 3-katëshe të Lefter Lefterit, ku është vënë tritoli jeton familja prej 4 anëtarësh.
Ndërtuesi Lefter Lefteri, më herët ka qenë punonjës i administratës publike. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.