Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Orikum të Vlorës pak para mesnatës së djeshme. Policia bën me dije se lënda plasëse ishte vendosur në një kamion të parkuar në pronësi të 53-vjeçarit me iniciale A.C.
Si pasojë e kësaj ngjarje ka vetëm dëme materiale ndërkohë që uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj si dhe kapjen e autorit.
Njoftimi paraprak i policisë:
Më datë 12.08.2022, rreth orës 23:30, në fshatin Tragjas, Orikum, në një mjet kamion, të parkuar, në pronësi të shtetasit A. C., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.