Për herë të tretë ka dështuar përballja e planifikuar e Luftar Reçit, të penduarit të drejtësisë me Emiljano Shullazin dhe grupin me të pandehurit tjerë për vrasjen e Vajdin Lames e Klodian Saliut. Shkak sipas mbrojtësit të tij është gjendja shëndetësore e Reçit.
Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri, Indrit Rusin, Indrit Taullau e Luftar Reçi janë arrestuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005, ndërsa Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj ndodhen në arrati.
Së fundmi, Dervishaj është në kërkim edhe për organizimin e atentatit ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj.