Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e Rusisë për ekstradimin e Svetlana Timofeeva, që u arrestua pranë ish-uzinës së armëve në Gramsh në gusht të vitit të kaluar.
34-vjeçarja kërkoi mos-ekstradim me pretendimin se i rrezikohej jeta në Rusi.
Për pasojë me këtë vendim të sotëm të Gjykatës së Elbasanit, ajo do të vijojë të përballet në vendin tonë me akuzën e mashtrimit.
Avokati e ka konsideruar si vendim të drejtë.
“Nëse kjo shtetase do të ekstradohej në Rusi, do të persekutohej pasi ishte një vepër penale tërësisht e sajuar nga autoritetet ruse, thjesht për ta çuar në Rusi pasi kjo shtetase ka qenë kundër regjimit. Vendimi i Gjykatës është tërësisht i bazuar në prova, por edhe në përputhje të plotë me qëndrimin që ka mbajtur kolegji i Gjykatës së lartë në vitin 2021 në raste të ngjashme”- shprehet mbrojtja e Timefoeva.
Svetlana Timofeeva akuzohet për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.