Një 20-vjeçar është vënë në hetim pasi ka qëlluar me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve në oborrin e shkollës. Bëhet fjalë për të riun me inicialet F. Sh., 20 vjeç.
Referuar njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në oborrin e një shkolle, në Farkë të Tiranës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve. Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës material”, njofton policia.
Frika është shtuar për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Serbi, një ditë më parë, ku një student ka ekzekutuar për vdekje tetë shokë të shkollës dhe një roje sigurie. Kjo ka ngritur edhe pyetjes së sa të sigurta janë shkollat në Shqipëri.