Një person është dhunuar ditën e sotme në rrugën dytësore Lezhë-Milot pranë lagjes Gurra. Burime për Abc bëjnë me dije se një banor nga lagja Kodër Mulliri në Lezhë, është sulmuar me sende të forta.
Sipas burimeve në momentin që është sulmuar, personi ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Menjëherë pas ngjarjes qytetarët kanë lajmëruar policinë, e cila ka dërguar për ndihmë mjekësore të lënduarin si dhe është vënë në ndjekje të agresorit, por ende nuk e ka arrestuar.
Burime për Abc bëjnë me dije se shkak i përplasjes mund të ketë qenë një femër. Dyshohet se viktima i ka ngacmuar gruan autorit.