Gjykata e Posaçme i cakton masën ‘arrest në burg’ ish-oficerit të antidrogës Sokol Canameti. Masa i është komunikuar në ambientet e spitalit pasi ish-oficeri i policisë ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai akuzohet nga SPAK se ka kërkuar ryshfet 2000 euro, në këmbim të lehtësimit të pozitave ligjore të një të arrestuari për prodhim dhe shitje narkotikësh në tetor të 2022.
Sokol Canameti akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.