Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me dy viktima në rrugën Vlorë-Levan, ku mbetën të vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Ekzekutimi i tyre ka qenë i mirëmenduar, pasi mësohet se njëri nga viktimat, Shpat Lena përdorte vetëm mjete të blinduara kur qarkullonte.
Ndërsa sot ka ndryshuar mjet, duke marrë makinën që u bë shosh nga plumbat sot, e cila nuk ishte e blinduar. Autorët mësohet se kanë qenë 3 persona që i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajasë kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend. Mësohet se, autorët i kanë ndjekur nga Vlora.
Kujtojmë se autorët kanë dalë paralel me makinën e viktimave dhe kanë qëlluar, më pas gjatë parakalimit ata kanë qëlluar edhe në xhamin e parë. Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC makina e viktimave është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit.