Sarandë/ Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetases A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka djegur automjetin e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë.
Një automjeti në garazhin e një hoteli i është vënë zjarri. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes punonjës së hotelit dhe pronarit.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.