Aktori i njohur i humorit, Zef Deda, u nda sot nga jeta pas një beteje më një sëmundje të rëndë.
Julian Deda ka reaguar pas vdekjes së të atir. Ai ka njoftuar mbajtjen e homazheve në nder të Zefit në Teatrin “Migjeni” dhe më pas përcjelljen për në banesën e fundit.
“Me dhimbje te thelle, ju njoftoj per ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda. Homazhet do behen ne hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dyte, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, ne oren 13:00, kortezhi niset per meshen e drites, me pas percjellja per ne banesen e fundit, ne varrezat e Rrmajit”, shkruan Julian Deda.