Pas 3 ditësh kërkime të pandërprera në rrjedhën e lumit Osum, ekipi i palombarëve të RENEA-s kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të turistit holandez, 68-vjeç, në njërin nga kanionet e këtij lumi.
68-vjeçari së bashku me gruan e tij ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum. 64-vjeçarja kishte mundur të dalë nga uji, ndërsa shprehej se bashkëshortin e saj e kishte marrë rrjedha e ujit, nga ku për fat të keq nuk ka mundur të dalë.
Viktima është J. A. S. Në kërkime u angazhuan edhe 2 pjesëtarë të federatës “Albania Rafting Group”.