Një 74-vjeçar është arrestuar nga policia rrugore në Tiranë, pasi rezultoi se ishte shkaktar i aksidentit në rrugën “Ferit Xhajko”. Hysen Gjeli teksa po udhëtonte me motomjetin e tij dhe pasagjer kishte nipin 12 vjeç, u përplas me autobusin e ‘Unazës’.
Shërbimet e policisë zbuluan se i moshuari drejtonte motorin pa leje drejtimi dhe kishte hyrë kundra-vajtje, çka solli përplasjen e tij me linjën e transportit publik. Si pasojë, mbeti i dëmtuar i mituri 12-vjeçar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.