Një 28-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”.
I riu B. Th., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë 28-vjeçari humbi jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.