Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së shtunës teksa punonte në një kompani në zonën e Diavatit, në perëndim të Selanikut.
Sipas informacioneve, 57-vjeçari me origjinë shqiptare ka rënë nga një makinë ndërtimi, në një kompani me materiale të riciklueshme, në rrethana të paqarta.
Nga rënia, shqiptari mbeti i plagosur për vdekje. Policia Delta po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.