Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg Indrit Aliu, 39-vjeçari i cili mashtronte biznesmenët. Aliu nuk ka pranuar të japë shpjegime para gjyqtares, ndërsa avokataja e tij ka mohuar akuzat.
Mashtruesi u kërkonte biznesmenëve të ndryshëm deri në 35 mijë euro duke u hequr si zyrtar i lartë. Ndërkohën po hetohen persona që merren kryesisht me aktivitet biznesi në miniera dhe në ndërtim.
Për t’i mashtruar Aliu përdorte emra dhe fotografi të personave të ndryshëm që punonin në disa institucione shtetërore, duke përdorur karta të falsifikuara.