Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë, është marrë në pyetje nga hetuesit italianë të Antimafias lidhur me disa ngjarje kriminale të cilat kanë ndodhur jashtë Shqipërisë.
Agjentët e huaj kanë mbërritur në ambientet e SPAK. Dumani u mor në pyetje në praninë e një përkthyesi.
Italianët e kanë pyetur Dumanin për disa episode mes tyre edhe për trafik lëndësh narkotike, por edhe vepra të tjera penale.
Kujtojmë se Dumani zbërtheu një seri ngjarjesh kriminale, përplasje mes bandave. Vetë Dumani ka pohuar se shërbente si qitës, vrasës me pagesë për llogari të disa eksponentëve të krimit, si: Ervis Martinaj, Talo Çela.