Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të marrë sërish në pyetje ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me hetimin për koncesionin e sterilizimit.
Beqaj do të pyetet lidhur me udhëtimet që ka bërë drejt Italisë dhe Vienës së bashku me ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi koncesionin. Të dy ndodhen në qeli për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Përveç Beqajt, në SPAK do të pyeten edhe 4 ish-zyrtarë të tjerë që janë pjesë e hetimeve.