Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit, teksa prokurori Klodian Braho ka njohur ditën e sotme avokatët e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe Klodian Zotos. Mbrojtja ka 10 ditë kohë për pretendimet dhe më pas dosja shkon në gjykatë.
Për inceneratorin e Elbasanit ndodhet në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërkohë që ka masa sigurie edhe për Pëllumb Abeshin, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratoritm ish drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit, Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Serafin Papa: Ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit. Në kërkim për këtë ështje janë Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja.
Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, në proces hetimi është inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës.