Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një subjekt politik ka denoncuar se në fshatin Kllobçisht të Maqellarës në Dibër ka pasur të shtëna me armë zjarri. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, disa persona kanë qëlluar me armë nga një automjet në lëvizje. Ngjarja dyshohet se ka lidhje me procesin zgjedhor.
Nga ana e policisë së Dibrës ende nuk ka pasur një reagim apo një deklaratë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.