Harry Kane nuk ka ndërmend të ndalet! Sulmuesi anglez u shfaq i uritur për të vendosur të tjerë rekorde me fanellën e kombëtares. Ndaj Italisë, Kane u shndërrua në lojtarin më rezultativ në historinë e “Tre Luanëve”, teksa tashmë numëron 54 gola në 81 ndeshje me kombëtaren. Shifra që lënë pas një legjendë si Wayne Rooney me 53 realizime.
Ritëm i lartë nga ana e Kane, që duket se nën urdhrat e trajnerit Gareth Southgate është shndërruar në një përbindësh.
29-vjeçari ka shënuar 46 prej golave në më pak se 7 vite me kombëtaren angleze, të gjithë me shiritin e kapitenit në krah. Penalltia e shndërruar në gol ndaj Axurrëve ishte goli numër 18 nga pika e bardhë për Kane. 12 prej golave që mbajnë firmën e legjendës aktive të Anglisë, ai i ka shënuar në turne të mëdhenj, mes kampionatit Botëror dhe Europianit.
Turne që sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe në 2024, pas fitorja ndaj Italisë i ka dhënë një tjetër shtysë shpresave për të qenë në turneun e vitit të ardhshëm. Ndaj rivalëve si Maqedonia e Veriut, Ukrainë dhe Maltë, Kane është gati për të thelluar rekordin, ashtu siç edhe Southgate, që ndaj kampionëve në fuqi të Europës shënoi fitoren numër 50 në stolin e anglezëve.