E gjithë situata që ndodhi në Pejë, në thelb tregon qartë krizën e madhe identitare dhe mosnjohjes së vlerave themelore njerëzore. Jemi në krizë morale të skajshme.
Një grup kamikazesh digjitale bënë sehir teksa panë një nënë të dhunohej në mënyrë barbare. Ky është kontigjenti më i rrezikshëm i shoqërisë dhe vendin e ka në riedukim.
Abuzuesja nuk eshte e vetme në këtë video, por një grup infermierësh që vetëkënaqen me dhunën e shkaktuar ndaj të moshuarës.
Reagoj sepse kam gjyshër! Reagoj sepse jam rritur me dashurinë e tyre! Reagoj sepse është nëna e dëshmorit të luftës për çlirimin e Kosovës. Taulant Nora u vra për lirinë dhe pavarsinë, ndërkohë disa monstra dhunojnë prindërit, shtetin, atdheun dhe flamurin.
Mjerë ky brez që po rritet mbi degjenerimin moral dhe fatkeqësi për ata që sakrifikuan gjithë jetën, por nuk e gëzuan as Kosovën, as Shqipërinë.