Çmontimi i 38 kamerave të vendosura nga grupet kriminale në Shkodër, ka bërë që 5 persona të shoqërohen në polici në kuadër të operacioni “Fijet”,
Asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, teksa sërish mbetet problematik gjurmimi i serverave të këtyre kamerave të jashtëligjshme.
Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se do të ketë sërish aksione për pastrimin e zonave të tjera nga kamerat që dyshohet se janë vendosur nga eksponentë të grupeve kriminale. Në fokus do të jenë disa lagje të tjera, madje policia ka dyshime se kamera të paligjshme, të cilat po verifikohen, të jenë instaluar deri në afërsi të qendrës së Shkodrës.