Demokratja Grida Duma ka lënë mandatin pas pesë vitesh si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Partinë Demokratike.
Mirëpo ajo nuk ishte vetëm gjatë deklaratës për mediat. Të pranishme në sallë bashkë me gazetaret kanë qenë edhe Flurta Açka dhe Agron Gjekmarkaj, duke treguar në këtë formë mbështetjen për të.
Këto dy të fundit ende nuk janë treguar të qartë se kë kamp të PD mbështesin. Prania e tyre krah Grida Dumës tërthorazi i jep një shuplakë Alibeajt dhe Bashës pasi, Duma gjatë fjalimit të saj sulmoi hapur ish-kreun e PD.
“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misoini i vetëm që i përgjigjem. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nag ata që presin skutave për shansin e humbur. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës. Por pengu im i ditës së fundit, goditja që më më bënin mua, godisnin tim bir, nuk do tja fjalë kurrë politikës së llumit Uroj që këto goditje për të të kenë qenë mësim për jetën që ai të njoh fytyrat e shtiruara”- tha ndër të tjera Grida Duma.