Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Theocharis Lalakos ka zhvilluar një takim me Fredi Belerin në paraburgimin e Vlorës. Takimi është zhvilluar ditën e sotme e ndërsa zyrtari i lartë ka zgjedhur që të mos flasë për mediat.
Greqia ka intesifikuar takimet duke ia bërë të qartë Shqipërisë që duhet të lirojë Fredi Belerin, duke e konsideruar arrestimin e tij si të padrejtë.
Më herët ka qenë ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi, e ndërsa sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias kërcënoi se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.