Enkelejd Alibeaj nuk nguroi që t’i kthente një përgjigje Sali Berishës i cili e akuzoi si të shitur për 220 mijë euro të Edi Rama. Alibeaj tha se ai nuk është me parime si Xeni (djali i Berishës) që paguhet për gjithçka.
Ish kryedemokrati thekson se dorëheqja e tij është në të mirë të demokratëve, e ndërsa theksin se largimi i Berishës është çlirim dhe frymëmarrje për ta.
“Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!
Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.
Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për t’u paguar për gjithçka.
Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta..”, iu përgjigj Alibeaj.