Një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri partneren e tij në Greqi. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje në Heraklion të Kretës. Policia bën me dije se shqiptari dyshohet se e qëlloi gruan e tij me origjinë rumune në gjendje të dehur në banesën ku jetonin.
Pas ngjarjes ai ka telefonuar vetë autoritet për të kërkuar ndihmë për ngjarjen por bashkëshortja kishte humbur jetën. Ai ka pranuar autorësinë e krimit në polici ndërsa sipas mediave greke shqiptari ka pasur precedentë të mëparshëm penale në fushën e narkotikëve.