Një mega operacion, më i madhi i ndërmarrë ndonjëherë në brigjet greke po zhvillohet që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në anije ndodhen 500 emigrantë të paligjshëm që kanë mbetur në det. Sipas mediave greke anija ndodhet 18 milje detare në jug të Paleochora Chania.
Rimorkimi i anijes po bëhet akoma më i vështirë për shkak të kushteve të këqija të motit për shkak se era në det është 7 ballë. Për shpëtimin e emigrantëve janë angazhuar 3 anije me parashutë, dy anije mallrash si dhe 2 anije italiane.
Nuk dihet se nga cili vend janë nisur emigrantët dhe ku e kanë pasur destinacionin.