Policia në Kanada po heton një grabitje të paprecedentë të arit dhe sendeve të tjera me vlerën e rreth 20 milionë dollarëve në aeroportin e Torontos.
Ari dhe mallra të tjera u vodhën pasi kontejnerët u hoqën nga një avion.
“Një avion mbërriti këtu në aeroport në mbrëmje. Sipas procedurës normale, avioni u shkarkua dhe ngarkesa u transportua nga avioni në një objekt mbajtës ngarkesash”, tha inspektori i zonës teksa njoftoi vjedhjen.
Autoriteti Aeroportual i Torontos nuk pranoi të komentojë mbi vjedhjen më të madhe ndonjëherë në vend.
Grabitja e fundit e këtij lloji ndodhi në Kanada në vitin 1952 kur shufra ari me vlerë 215,000 dollarë u vodhën në të njëjtin aeroport.