Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir. Këto të fundit akuzohen për veprën penale të vjedhjes pasi përmes punës së Rozeta Dobit si pastruese kanë arritur që të vjedhin shuma të mëdha parash. Ditë kur Rozeta dhe Havier Dobi u arrestuan, atyre ju sekuestruan 120 mijë euro, ndërkohë që ditën e djeshme, gjatë kontrollit të banesës së tyre, policia gjeti në tubat e aspirimit mbi 400 mijë euro, rreth 10 mijë dollarë dhe florinj.
Përveç shumës së madhe të parave të vjedhura, ishte pikërisht vjedhja e banesës së Alda Klosit nga ana e tyre e cila e bëri ngjarjen të kishte dy herë më shumë impakt tek publiku. Alda Klosi rezulton të jetë ish-shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt. Prokuroria ka nisur hetimin për Alda Klosin pasi ajo dyshohet të jetë e përfshirë edhe në aferën e inceneratorëve.