3 rumunë nëpërmjet klonimit të kartave bankare kanë mundur të marrin nga bankomatet në Shqipëri rreth 5 milionë lekë. Policia bën me dije se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim Florin Oprinoiu 51 vjeç, Marian Mihai 45 vjeç dhe Adrian Simoiu 20 vjeç.
Ata vodhën shuma monetare duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike, me anë të prodhimit të kartave të klonuara, kartave te vjedhura dhe duke dëmtuar ATM, me mjete të forta, për të ndërhyrë në sistemet e tyre, në 2 institucione të ndryshme financiare. Policia dokumentoi vjedhjen ne 4 raste ndërsa dy herë vjedhja e tyre mbeti në tentativë.
Jo vetëm bankat e nivelit të dytë, por viktimë në këtë skemë kanë rënë edhe disa qytetarë të vendit, ku autorët kanë arritur që të klonojnë kartat e tyre dhe më pas kanë bërë tërheqjen e shumave të parave. Aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve sipas krimit ekonomik është shtrirë përgjatë harkut kohor të një muaji në Tiranë.