Filmi Oppenheimer ia doli të triumfonte në ceremoninë e çmimeve Golden Globe Awards, ku siguroi pesë çmime duke përfshirë çmimin kryesor.
Aktorët Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr u vlerësuan të dy për interpretimet e tyre në aktrim, ndërsa Christopher Nolan fitoi çmimin për regjinë më të mirë. Teksa Murphy mori çmimin, ai nuk kurseu vlerësimet për regjisorin Nolan.
Filmi “Poor Things”, me Emma Stone në rolin e një gruaje të ringjallur nga shkencëtarët, fitoi çmimin për komedinë më të mirë të filmit, duke mposhtur filmin “Barbie”.
Filmi u vlerësua për këngën e Billie Eilish “What Was I Made For” dhe në një kategori të re të quajtur arritje kinematografike, e krijuar për filma shumë të njohur duke marrë kështu 2 çmime nga 9 herë që ishte nominuar.
The Bear fitoi çmimin për komedinë më të mirë televizive, duke fituar tre Golden Globe për sezonin e tij të dytë.