Coca-Cola ka bllokuar një reklamë me influenceren Chiara Ferragni pas skandalit që shpërtheu në lidhje me panetonen. Reklama dyshohet se do të dilte në transmetim nga fundi i janarit, pak para hapjes së festivalit vjetor Sanremo, por Coca-Cola ka njoftuar se reklama që nuk do të përdoret.
“Ne kemi punuar me Chiarën në Itali në 2023, duke përfshirë disa xhirime të bëra në dhjetorin e kaluar. Tani për tani ne nuk planifikojmë ta përdorim këtë përmbajtje”, shkruhet në një deklaratë.
Ferragni ende nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë lajm. Para Krishtlindjeve, edhe kompania italiane e syzeve ‘Safilo’ njoftoi përfundimin e marrëveshjes me Ferragnin. Njoftimi erdhi menjëherë pasi autoriteti anti-trust i Italisë tha se kishte lëshuar gjobë prej mbi një milion euro për kompanitë e lidhura me Ferragnin dhe 420,000 euro për kompaninë italiane të ëmbëlsirave ‘Balocco’ për praktikë të padrejtë tregtare.