Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është thirrur në SPAK pasi goditi me grusht kolegun socialist Vullnet Sinaj. Deputeti Nallbati do të merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, pas kallëzimeve që janë depozituar si nga Partia Socialiste.
Tre ditë më parë, u mor në pyetje nga SPAK edhe deputeti socialist Vullnet Sinaj lidhur me incidentin që ndodhi në seancën plenare të datë 30 tetor.
Gjatë seancës në Kuvend, Bledion Nallbati iu afrua deputeti socialist Vullnet Sina që po fliste nga karrigia e tij. Në një moment mes tyre pati konflikt fizik që degjeneroi dhe në përplasje fizike deri në përdorimin e grushtit nga ana e Nallbatit drejt Sinës.