Policia e Kukësit ka mundur të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti, falë ndërhyrjes në kohën e duhur.
Mësohet se dy persona janë përfshirë në konflikt, për motive pronësie. Ata kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe janë vënë në prangat e policisë.
Në automjetin e njërit prej shtetasve të arrestuar është gjetur dhe sekuestruar një shkop druri, që mendohet se është përdorur gjatë konfliktit. Shtetasit e arrestuar në flagrancë janë D. B., 42 vjeç dhe F. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Bele, pasi kanë goditur njëri – tjetrin dhe automjetet që përdornin, me mjete të forta.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme proceduriale.