Perimetri i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) do të ruhen nga Garda e Republikës. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi duke filluar që nga dita e sotme.
Që do të thotë se sipas vendimit punonjësit e policisë së shtetit do të zëvendësohen me punonjës të Gardës së Republikës. Nga Garda ruhen dhe dy institucionet e tjera të Vettingut të krijuara pas Reformës në Drejtësi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Ankimimit.
Godinat e SPAK dhe GJKKO konsiderohen objekte të rëndësisë së veçantë. Deri më sot, këto institucione ruheshin nga efektivë të Policisë së Shtetit dhe ato të policisë së burgjeve.