Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Orges Xhelilin, i cili plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferin e tij, Gazmir Bullari.
Ngjarja e rëndë u regjistrua paraditen e 11 nëntorit në afërsi të Poliklinikës së Divjakës.
Autori punonte si IT në bashki dhe u shkarkua nga puna bashkë me gruan e tij, e cila ishte drejtoreshë e infermiereve në poliklinikën e Divjakës.
Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë kanë qenë shkarkimet nga puna.