Gjykata Kushtetuese nga dita e sotme ka në përbërjen e saj 9 anëtarë me mandat të plotë. Në përfundim të procesit të votimit të Gjykatës së Lartë ka rezultuar se në bazë të votave, Holta Zaçaj do të jetë anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese. Ajo mori 6 vota nga anëtarët e Gjykatës së Lartë.
Holta Zaçaj do të zëvendësojë Vitore Tushën të cilës i kishte mbaruar mandati që në vitin 2017.
Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare.