Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Vasil Bollanon, ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës.
Bollano disa ditë më parë aksidentoi për vdekje një 17-vjeçar.
Ish administratori i qyteti bregdetar vuan nga leucemia e diabeti.
Edhe më parë, ai ka pasur probleme në zemër të cilat i janë kthyer në kritike pas aksidentit.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë rreth orës 17:00, teksa Bollano duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, aksidentoi të miturin, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 17-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.