Gjykata e Posaçme ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe 12 persona të tjerë.
Alla bashkë me disa ish-zyrtarë akuzohen se kanë shkelur detyrën në dhënien e tenderit për ndërtimin e ujësjellësit.
Bashkë me Allën dhe ish-zyrtarët e tjerë, i pandehur është marrë edhe biznesmeni që fitoi tenderin.
Ish-kryebashkiaku kërkoi nëpërmjet avokatëve pushim të çështjes por u rrëzua nga gjykata.