Bosi turk i kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer do të ekstradohet përfundimisht drejt Turqisë.
Vendimin e ka marrë Gjykata e Lartë e cila ka rrëzuar rekursin e bërë nga mbrojtja që kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës.
Faruk Ozer akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat ndaj rreth 400 mijë shtetasve turq që investuan në platformën e tij, me një dëm që arrin vlerën e 2 miliardë dollarëve.