Gjykata e Lartë në SHBA e shikon skeptike mbajtjen jashtë zgjedhjeve ish-Presidentin Donald Trump. Gjykatësit ngritën pikëpyetje nëse ish-presidenti mund të përjashtohet nga fletëvotimi, për shkak të rolit të tij në trazirat 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol, ndërsa argumentuan se vetëm Kongresi mund të zbatonte dispozitën në fjalë.
Përfaqësuesit e Trump u shprehën se amendamenti kushtetues nuk mund të shfrytëzohet për t’i hequr atij të drejtën për të garuar. Së pari, ata thanë se trazirat e 6 janarit nuk ishin kryengritje, por edhe në rast se do të quheshin të tilla, vetë Trump nuk ka qenë pjesëmarrës. Po ashtu, kjo dispozitë, sipas avokatëve nuk vlen për presidentët dhe kandidatët për president.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts paralajmëroi se nëse vendimi i Kolorados mbahet në fuqi, ai mund të bëhet precedent për shtetet e tjera. Vetëm gjykatësja Sonia Sotomayor u shpreh pro për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të Kolorados, e cila arriti në përfundimin se Trump u përfshi në kryengritje. Gjykata Kolorados do të vendosë më datë 5 mars nëse Trup do të hiqet apo jo nga fleta e votimit.
Ndërkaq në fillim të kësaj jave edhe gjykata e Apelit vendosi se ish-presidenti Donald Trump nuk gëzon imunitet nga ndjekja penale për akuzat e përmbysjes të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020. Kjo është një nga 4 çështjet penale me të cilat përballet ish-Presidenti Donald Trump.
Së fundmi ish presidenti amerikan korri një fitore në zgjedhjet paraprake në Nevada. Ish-presidenti deri tani ka fituar të tre garat në Iowa dhe New Hampshire duke forcuar pozitat e tij si kandidati kryesor i Partisë Republikane.