Selami Brahimi i cili u plagos ditën e djeshme në Shkodër ka dhënë deklaratën e tij përpara uniformave blu. Ai është shprehur se pak përpara momentit të ngjarjes, ka lënë mbesën e tij diku dhe kur ka dalë në rrugë është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.
Në deklaratën e dhënë, ai ka pohuar se nuk ka konflikte me njeri dhe se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët. Brahimi është shprehur se ai ka shpëtuar mrekullisht dhe se është i bindur se qëllimi i autorëve ka qenë ekzekutimi i tij.
‘Nuk kam parë askënd që të largohet nga vendi i ngjarjes dhe nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar. Asnjëherë nuk kam marrë asnjë kërcënim dhe nuk e di për çfarë arsye kanë dashur të më vrasin’, është shprehur 60-vjeçari.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po përpiqet që të zbardh ngjarjen për të çuar në pranga autorët e ngjarjes.