Pas 20 vitesh, në Veneto rihapet çështja ligjore e një udhëtimi tragjik gjuetie në Shqipëri.
Fillimisht, Gjykata e Viçenzës dhe më pas ajo e Apelit të Venecias kishin dënuar një zejtar nga Malo që t’i paguante 1 milion euro familjes së një 15-vjeçari të vrarë me armë gjahu.
Pavarësisht dënimit penal të korrigjuar përtej Adriatikut, çështja civile tani do të diskutohet në Kasacion, ku do të duhet të vendoset se cili dënim do të zbatohet; ai italian, apo ai shqiptar?
Aksidenti ndodhi më 17 tetor 2003, gjatë udhëtimit të disa gjuetarëve në një fshat të Lushnjes, organizuar nga një agjenci turistike. Një plumb qorr vrau Bledar Abdurrahmanin, teksa punonte me të atin në tokën familjare, thonë mediat lokale.
Shoqëruesi i një grupi gjuetarësh italianë mori të gjithë fajin, aq sa gjuetarët u kthyen në shtëpi pa u pyetur fare. Por çështja u ndërlikua për Evelino Casaran, një nga anëtarët e grupit, çështja do të ndërlikohej, kur zbuloi se shoqëruesi kishte tërhequr dëshminë e tij dhe më pas, dhe italiani u gjykua nga Gjykata e Lartë dhe u dënua me 3 vite burg.
“Një histori dramatike së pari sepse vdiq një djalë i vogël, por edhe për pasojat për klientin tim”, thotë avokati Alessandro Zocca.
Në Veneto kanë nisur përleshjet civile. Ndërmjet viteve 2018 dhe 2020, gjyqtarët e Vicenzës dhe Venecias dënuan Casara dhe Generali, bashkërisht dhe veçmas, për të paguar dëmet e pësuar nga familja e viktimës: 300,000 euro për secilin prind, 130,266 për secilin nga dy vëllezërit dhe gjyshen. Dhe 7 mijë euro janë paguar edhe për shpenzimet e varrimit.
Zejtari së bashku me kompaninë e sigurimit kanë çuar në Kasacion të gjithë dokumentacionin, duke u ankuar ndër të tjera për faktin se ngjarja ka ndodhur në Shqipëri, ndaj nuk duhet zbatuar ligji italian për likuidimin e familjes. është i shqetësuar për pasojat.
Megjithatë, çështja e vdekjes së tij vazhdon tash e 20 vjet dhe është kthyer në diskutim dhe do të dërgohet në seancë publike.