Fillimi i një pune në Gjermani do të bëhet më i lehtë për ballkanasit. Ky është një projektligj i ri që ka për qëllim që t’i japë fund mungesës së fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Europës. Nga sa raportojnë mediat e huaja, ky projektligj parashikon ndër të tjera dyfishimin e kontigjentit nga Ballkanin Perëndimor, nga 25 mijë dhe 50 mijë punëtorë që do të lejohen të vijnë çdo vit. Reforma lehtëson pengesat kryesore për emigrantët nga jashtë vendet e BE-së.
Parashikohen tri rrugë përmes të cilave shtetasit e huaj mund të punojnë në Gjermani. E para kërkon një diplomë profesionale ose universitare të pranuar në Gjermani, si dhe një kontratë pune. E dyta, të paktën dy vjet përvojë pune në një sektor përkatës dhe një diplomë ose formim profesional. E treta, që është edhe risia kryesore, ka të bëjë me atë që është cilësuar si “karta e mundësisë” . Ajo u jep shansin e individëve që nuk kanë përvojë pune, por kanë potencial për të gjetur punë.
Bazohet në një sistem pikësh që merr parasysh kualifikimet, aftësitë gjuhësore, përvojën profesionale, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën. Një raport i publikuar më herët pretendon se deri në vitin 2025 Gjermania do të ketë mungesë të më shumë se 7 milionë të fuqisë punëtore.