Ky mund të jetë një nga Kuranët më të vegjël në qarkullim dhe ai gjendet në Shqipëri.
Përmasat e tij janë të barabarta me ato të një pulle postare. Vetëm 2 centimetër i gjerë dhe 1 centimetër i hollë me 900 faqe në total, libri thuajse ‘zhduket’ në pëllëmbën e dorës së pronarit të tij dhe mund të lexohet vetëm me një xham zmadhues.
Libri i Shenjtë është në pronësi të familjes myslimane Prushi në Tiranë i trashëguar brez pas brezi.
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë këtij lajmi, duke i kushtuar edhe një reportazh. Rituali është gjithmonë i njëjtë. 45 vjeçari Mario Prushi lan me kujdes duart dhe fytyrën para se të puthë dhe të vendosë në ballin e tij një nga Kuranët më të vegjël në botë. Studiuesit janë të mendimit se një libër i përmasave të tilla ka nisur të qarkullojë që prej shekullit të 19-të.