Automjeti që dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit më armë në Don Bosko, është gjetur i djegur.
Makina tip BMW X5, brenda të cilës janë gjetur dy kallashnikovë është gjetur e djegur në zonën e Manzës.
Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë zjarri në lokalin e shtetasit Fatjon Murati.
Si pasojë e të shtënave humbi jetën Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre dhe një 10-vjeçare e cila mbeti e lënduar nga xhamat e thyer.
Konkretisht të plagosur mbetën Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç.
Sahit Murati dyshohet se është xhaxhai i Fation Muratit, dhe mendohet se ishte shënjestra e atentatorëve.
Fatjon Murati ndodhej në arrest shtëpie, por dyshohet sipas burimeve se ishte larguar pak ditë më parë nga Shqipëria drejt Turqisë por ky informacion ende nuk është konfirmuar në rrugë zyrtare.