Gino Mulliqi është një aktivist shqiptar në Teksas, i cili kandidon për vendin e gjashtë në këshillin e ardhshëm të qytetit të Wylie, Teksas.
Kjo nuk është hera e parë që ai aktivizohet në forume dhe institucione amerikane.
Ai aktualisht shërben si Sekretar i Bordit të Korporatës së Zhvillimit Ekonomik Wylie (WEDC), ku ka shkëlqyer në punën e tij.
Wylie është një qytet dhe periferi e metropolit të Dallasit, një zonë me një numër në rritje të shqiptarëve.
Mulliqi është shumë aktiv me Shoqatën Kulturore Shqiptaro-Amerikane, në Teksas, ku ka shërbyer edhe në rolin e Sekretarit.
Nëse fiton, Gani Mulliqi do të jetë i pari shqiptaro-amerikan që zgjidhet këshilltar i qytetit në Teksas.