Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa u shpall Kampione Bote kategoria “Wellnes” në Kampionatit Botëror të Fitnesit, të zhvilluar në Korenë e Jugut.
“Nuk ka emocion të përshkruhet kur valëvitet në arenën botërore flamuri ynë kombëtar. Kur ekzekutohet Himni në një tjetër skaj të Globit, ku bën çdo njeri të ndihet krenar që është Shqiptar. Falënderoj Zotin që më dha dritë të shkëlqej në Kampionatin Botëror të Fitnessit. Falënderoj familjen time për besimin. Falënderoj z.Rando Kukeli që me mundësoi të mbaj Flamurin Kombëtar. Falënderoj z.Marin Meksi që luftoi çdo çast për të mbrojtur këtë Flamur. Falënderoj z.Fidel Ylli që më mbështeti në skenën e Lindjes së Largët, së bashku me z.Ismet Krasniqi dhe z.Besim Aliti. Falënderoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Komitetin Olimpik dhe Federatën Shqiptare të Bodybuilding dhe Fitness. Falënderim për të gjithë Shqiptarët e Shqiptarinë!”, shkroi Beqa në një postim në Facebook pas fitores.